Transmetuar më 23-06-2014, 09:39

Këngëtari Sting paralajmëron fëmijët e tij që të përgatiten për të përballuar jetën, pasi nuk do t’iu lërë trashëgimi asnjë qindarkë nga paratë e tij.

“Merruni me punë, pasi nuk do të merrni asnjë qindarkë nga pasuria ime prej 180 milionë sterlinash”, është shprehur këngëtari.

Në një intervistë të tij Sting ka thënë se dëshiron që ti shikojë fëmijët teksa gjejnë punë dhe ta fitojnë vetë jetën.

Në këtë drejtim këngëtari 62 vjeçar shton se, “Nga gjithë ajo pasuri nuk do të ketë ngelur shumë ditën që unë të mos jem më. Fëmijët e mi duhet të punojnë, duhet të jenë të vetëdijshëm. Natyrisht nëse do të ndodhen në vështirësi do ti ndihmojë, por uroj që kjo mos të ndodhë”./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit