
Inteligjenca seksuale lidhet me tre fusha të jetës sonë, konkurrenca, njohja e vetes dhe hapja me të tjetrin. Çelësi kryesor konsiston kryesisht në njohjen e vetes.
Falë këshillave të psikologëve tashmë mund të flitet për zhvillimin e inteligjencës në shtrat, për të pasur një aktivitet seksual të kënaqshëm.
Konkurrenca seksuale- Personat seksualisht inteligjentë janë ata që kanë më shumë informacione shkencore lidhur me seksualitetin njerëzor. Vetëm falë një edukate seksuale të pasur, mund të rrëzohen mite dhe tabu.
Njohja e vetes– Sapo të lirohemi nga mitet dhe gënjeshtrat mbi seksin, mund të njihet seksualiteti i vetes. Janë dëshirat tona seksuale, ndjenjat dhe emocionet ato që bëjnë që ta njohim veten më mirë dhe jo ajo që mendojnë të tjerët se është më mirë për ne.
Aftësia për të hyrë në lidhje me partnerin– Marrëdhënia seksuale është një raport që zhvillohet mes dy personash, kështu që përfshirja e tjetrit është e rëndësishme. Nuk do të arrijmë kurrsesi nivele të larta të inteligjencës seksuale, nëse nuk do të flasim hapur me partnerin, për jetën tonë seksuale, fantazinë dhe problemet që na përkasin. Duhet të mësojmë të jemi të sinqertë me veten dhe me partnerin, duke shmangur censurën.
Imagjinata me dritë të kuqe– Imagjinata është aleatja e fundit e inteligjencës seksuale. Nëse jemi të ngarkuar me mendime të punës, fëmijës apo familjes, të ndalemi për një çast të mbushemi me frymë, të mbyllemi në dhomë, ku të kemi vendosur disa qirinj dhe muzikë sensuale. Është e nevojshme të mendohet për situata që na eksitojnë, për ti dhënë hov fantazisë në shtrat./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





