Transmetuar më 23-06-2014, 08:32

Trupi i saj i tonifikuar dhe linjat perfekte nuk kanë se si të mos tërheqin vëmendjen. Këngëtarja bukuroshe Afërdita Dreshaj ka kaluar një të diel pushim në plazhet e jugut të Shqipërisë, ku ka përfituar që të realizojë disa fotografi për ti ndarë me fansat.

E veshur me bikini të zeza, me kapele në kokë dhe syze, Dreshaj ka pozuar buzë detit gjysmë e futur në ujë.

Më tej ajo ka pozuar me kurriz, ashtu sikundër e veshur me pantallona të shkurtra dhe kanotiere duke zbritur shkallët për në det.

Bashkëngjitur fotografive të postuara në profilin e saj në Instagram, Afërdita ka shkruar, “E diel e lumtur”./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit