
Tiranë, 23 qershor 2014, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e hënë, 23 qershor 2014.
Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor, “Vendimi i qeverisë. Legalizimet, formula për çmimin e truallit”.
Tituj të tjerë janë; “Drogë edhe nën gurë në Lazarat, vetëm 40 familjet myslimane s’mbollën hashash”.
“Skënder Gjinushi: Europa i hapi dyret Shqipërisë. PS të mos i mbyllë dyert PSD”.
“Notat e matematikës 10200 nxënës janë mbetës”.
Gazeta “Shekulli” hapet me shkrimin kryesor; “I arrestuari bëhet kryetar i PD. Në krye të degës së Fierit, ish-drejtori i patentave i prangosur në 2012”.
Tituj të tjerë janë; “Dalin notat e matematikës, ngelin 10361 maturantë”.
“Gjakmarrja, vrasja e Saimir Zizës, lirohet kushëriri i viktimës në Dibër”.
“Aktet kriminale, rihapen dosjet e vjetra të Lazaratit”.
“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor, “Të larguarit nga puna, fitimi i gjyqit, kush merr paratë”.
Tituj të tjerë janë; “Lazarati tjetër", ushqime me listë. 70 vjet mllef: “Dërri” na la pa bukë”.
Lista emërore, 10% janë mbetës. Matematika, ja nota për 45 mijë maturantë në të gjithë vendin”.
“Kreu i INUK bllokoi bulevardin e Tiranës. Prokuroria: Ja pse akuzohen Zyhdi Dajti dhe Florenc Hoxha”.
Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor, “Byroja e hetimit, me 50 “të paprekshëm” . Punonjësit do të kenë rroga speciale dhe mbrojtje të posaçme nga shkarkimet.
Tituj të tjerë janë; “Protestë e dhunshme në Mitrovicë për urën”.
“Lazarat, rihetim për sulmet ndaj policisë në vite”.
Gazeta “Mapo” çelet me shkrimin kryesor, “Hakmarrja për vrasjen e Peshkopisë, babai i Zizës: Rrëfej vrasësin e tim biri, drejtësia në bëri me hasëm”.
Tituj të tjerë janë; “Formula e re e pensioneve, baza që do vlerësohet për llogaritjen”
"Rama e Meta në kanionet e Osumit: Potencial i zhvillimit të turizmit”.
“Legalizimet, afatet dhe procedurat e reja për ndërtimet e padeklaruara”./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





