Transmetuar më 22-06-2014, 20:59

Flokët kanë nevojë të jenë të ushqyeshëm dhe veçanërisht të kenë volum, në rastet kur ky i fundit mungon dukshëm. Maska, përbërësit e së cilës do t’i paraqesim më poshtë, ka si produkte bazë vezën, vajin e ullirit dhe limoni.

Përbërësit:

-1 verdhë veze

-1 lugë vaj ulliri

-1 lugë gjelle lëng limoni

Përgatitja:

Përzieni të gjithë përbërësit e mësipërm në një tas. Aplikojeni këtë maskë para se të lani kokën me shampo. Lëreni maskën të veprojë për rreth 10 minuta dhe mblidheni kokën me një peshqir të njomur në ujë të ngrohtë. Më pas lani kokën si zakonisht. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit