Transmetuar më 22-06-2014, 20:15

Proverbi “më mirë vonë se kurrë”, me sa duket është bërë realitet për Lela Babb Burden, një femër amerikane 111 vjeçare, e cila ka marrë diplomën e shkollës së lartë, e cila nuk i ishte dhënë kurrë.

Të martën e shkuar e moshuara ka marrë pjesë në ceremoninë e dorëzimit të titullit të studimeve në Booker T. Washington High School në Norfolk të Virginia-s. Burden ka lindur në vitin 1903, kur në krye të Shtëpisë së Bardhë ishte Theodore Roosevelt dhe as që mendohej s e do të mund të vihej një ditë një President me ngjyrë, siç është Obama sot.

“Nuk jam akoma e moshuar”, ka thënë 111 vjeçarja gjatë marrjes së diplomës. Ajo la në mes studimet kur ishte e re për shkak të një sëmundje që kaloi për një kohë të gjatë. Martesa dhe më pas rritja e fëmijëve e kishin penguar përfundimisht për të vazhduar shkollën, deri sa arriti në këtë ditë. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit