Transmetuar më 22-06-2014, 19:04

Fier, 22 qershor 2014, NOA.al- Është shpallur disa minuta më parë fituesi i ri i kreut të Partisë Demokratike për degën e qytetit të Fierit, ai është Luan Baci, i cili ushtron profesionin e avokatit.
Mësohet se në votim kanë qenë të pranishëm 411 delegatë. Baci ka fituar me 209 vota dhe për emërimin e tij në krye të degës së kësaj partie në Fier nuk ka patur asnjë kontestim.
Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar zgjedhjet për Kuvendet Kombëtare të Partisë Demokratike në Mirditë dhe Lezhë, ku ishte i pranishëm edhe kreu i kësaj partie, Lulzim Basha./a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





