
Ky është horoskopi për ditën e hënë, 23 qershor 2014, që Noa.al sjell për ju. Pjesa e parë e kësaj dite do të jetë e qetë dhe stresuese. Do ta keni shumë të vështirë të kontrolloni emocionet, të cilat do të prishin planet tuaja. Orët e mbrëmjes do të jenë më të favorshme dhe do t’ju lejojnë të fokusoheni e të mos humbni kontrollin.
Dashi
Gjatë kësaj dite idetë tuaja brilante do t’i nënshtrohen testimit të realitetit. Mund të zbuloni se disa nga planet tuaja janë thjesht të pamundura për tu realizuar. Arsyet e pengesave që do të hasni do të varen nga rrethanat dhe keq menaxhimi i situatave.
Demi
Do të jeni plotë me ide gjatë këtij mëngjesi, por do t’ju mungojë dëshira e madhe për t’i zbatuar planet tuaja. Do të zbrisni nga parajsa në tokë. Tashmë duhet të jeni të sigurt në veprimet tuaja. Nuk duhet të kundërshtoni eprorët apo personat që ju rijnë pranë, nëse nuk doni që gjërat të marrin tatëpjetën.
Binjakët
Nuk duhet të rijetoni debate të vjetra apo përballje me persona të rrezikshëm për të ardhmen tuaj. Do të humbisni kontaktet me realitetin dhe nuk do të dini çfarë të bëni, në të tilla raste. Nëse dikush ju propozon të ndërmerrni një nismë të re, ndalni një moment dhe mendohuni mirë për përgjigjen që do të jepni. Situatat do të ndryshojnë shumë shpejt dhe bashkë me to edhe prioritetet tuaja.
Gaforrja
Shpresat e fshehta që ju mbani në vetvete dot kthehen në realitet. Do të ndodhin gjëra jashtë çdo parashikimi që keni bërë deri më tani. Pjesa e dytë e ditës do të rrisë shanset për konflikte, gjë që do të provokojë ndryshim rrënjësor të jetës suaj.
Luani
Do të ndieni gjatë pjesës së parë të ditës se do të keni liri veprimi dhe gjithçka që do të ndodhë rreth jush do të kontrollohet me lehtësi nga ju. Do t’i kushtoni shumë rëndësi miqësisë, dashurisë, lirisë, humanizmit, dhe edukimit.
Virgjëresha
Mos qani për shpresat të cilat nuk iu janë realizuar kurrë. Zgjedhjet tuaja janë duke ju çuar drejt fundit shkatërrues. Nuk arrini ta shikoni? Gjatë pjesës së dytë të ditës, virgjëreshat do të rrethohen nga njerëz të ndryshëm dhe do t’ju lindin ide konstruktive.
Peshorja
Yjet do të mundësojnë një ditë mjaft premtuese për peshoren. Shkoni në vende interesante dhe qëndroni në kontakt me njerëz që ju bëjnë të ndiheni mirë. Sigurohuni që të mbani dhe të tejçoni kontakte me influencë tek grupe apo persona që do t’ju ndihmojnë në planet tuaja në të ardhmen.
Akrepi
Duhet të shmangni marrjen e vendimeve të rëndësishme gjatë mëngjesit të kësaj dite. Do t’ju duhet të shpenzoni shuma të mëdha. Bëni mirë të mos lejoni sensin tuaj të grykësisë dhe keqkuptimeve me të tjerët, të dominojnë mbi anët tuaja pozitive.
Shigjetari
Gjatë pjesës së parë të ditës do të bëheni pengje të nevojave dhe dëshirave tuaja. Ju dot veproni për interesat e të tjerëve gjatë pjesës së dytë të ditës gjë që nuk do t’ju pëlqejë aspak në fund të ditës. Do të bëheni shpesh sentimentale dhe tepër bujarë.
Bricjapi
Në mbrëmje do të tregoheni shumë të rreptë dhe do të doni të vendosni rregull në jetën tuaj, por do të përfundoni duke krijuar më shuam kaos. Mos merrni masa ekstreme, pasi do të bëni gabime drastike, që do të ndikojnë negativisht në ndjenjat dhe emocionet tuaja.
Ujori
Shpirti i kolektivizimit do t’ju çojë drejt shpërqendrimit, por kjo situatë nuk do të zgjasë shumë. Mos u përpiqni të bëni të pamundurën. Mundohuni të bëni zgjedhjet më të mira të mundshme, por jo ato që ju bëjnë të rrezikoni më shumë. Qëndroni larg ideve false të cilat do t’ju ulin humorin.
Peshqit
Nëse doni të keni sukses duhet të krijoni një ide të qartë për të ardhmen. Kjo do të jetë e mundur vetëm nëse arrini të përqendroheni ose të bëni sakrifica të shumta. Ajo për të cilën ju keni nevojë është të forconi miqësitë dhe partneritetet./a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





