
uhet Olalla Olivero dhe është 36 vjeç. Deri më tani kishte qenë pjesë e shumë pasarelave në Spanjë, por pas një vizite në faltoren Nostra Signora di Fatima, vajza e spektakleve dhe njëkohësisht aktore, ka marrë vendimin të ndryshojë jetën e saj në një çast të vetëm.
“Vendosa të bëhem murgeshë. Zoti nuk bën gabime. Ai më kërkoi ta ndiqja dhe unë nuk kisha si ta rrefuzoja”, ka thënë modelja spanjolle duke shpjeguar vendimin e saj për tu bërë murgeshë.
“Jam e lodhur nga një botë plotë me gënjeshtra dhe me veprime sa për sy e faqe. Jetojmë në një shoqëri ku mungojnë vlerat dhe mbizotëron dhuna e droga. Dua të bëhem model i dinjitetit dhe veçanërisht të përfaqësoj femrat”, ka shtuar Olalla, duke theksuar se në jetën e tanishme ndihet shumë më e qetë dhe e sigurt./a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





