
Studime të fundit kanë treguar se shkaku kryesor i dhimbjes së kokës te fëmijët, është mungesa në shkollë për 7-8 ditë gjatë vitit shkollor, gjë e cila ka ndikim negativ në rezultatet shkollore si dhe në aktivitetet e fëmijëve.
Pikërisht kjo arsye bën që 36% e fëmijëve të vuajnë nga dhimbjet e kokës, ndoshta pa e ditur prindërit.
Përgjegjësi i Centro Cefalee Pediatriche della Cattedra di Pediatria në Università Sapienza të Romës, Pasquale Parisi, deklaroi se dhimbja e kokës te fëmiëta e njohur si cefalea, ndodh mesatarisht dhjetë ditë mnë muaj.
Mosha më e prekur është nga 12 vjeç e sipër. “Ky shqetësim është rritur në mënyrë të ndjeshme gjatë 30 viteve të fundit për shkak të ndryshimit të ndjeshëm të stilit të jetës, përveç shqetësimeve të gjumit, përdorimit të videolojrave, televizionit, smartphone etj. Por këtyre shkaqeve iu shtohen edhe faktorët emotivë, ankthi dhe stresi. Për të shpëtuar nga kjo situatë, duhen shmangur mungesat në shkollë, duhet fjetur pak më shumë, duhen evituar pajisjet tekonologjike. Kur dhimbjet e kokës bëhen të shpeshta fëmija duhet dërguar për konsultë te mjeku”, deklaroi Parisi./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





