

Gjatë 25 viteve të fundit, indiani Mani Manithan ka ecur gjithmonjë mbrapsht, si një mënyrë përmes të cilës besonte se mund të sillte paqe në botë. Këtë ecje ai e nisi në vitin 1989 pas një serie konfliktesh në vendin e tij, të cilat lanë gjurmë dhe e prekën thellë.
Fillimisht ky veprim duhet të vijonte deri sa të arrinte të ecte mbrapsht për 300 milje, tërësisht i zhveshur në fshatin e tij të Chennai.
Por kjo sipas tij nuk mjaftoi për të sjellë paqen në botë, duke bërë që për vite e vite me radhë të ecë gjatë gjithë kohës mbrapsht, qoftë në rrugë, në shkallë, në punët e dyqanit të tij, etj.
Manithan tregon se nuk është i lodhur nga kjo mënyrë ecje dhe se nuk e pengon aspak në veprimet e tij të përditshme, duke shtuar se tashmë ka harruar se si është të ecësh normalisht./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





