
Prej më se tridhjetë vitesh, 72 vjeçari kinez Li Zhibing ka jetuar me një bri i cili rritet vazhdimisht në qafën e tij. Briri nisi të rritej fillimisht në vitin 1980, dhe që nga ai moment shpejtësia e rritjes ka qenë e ndjeshme, duke bërë që Li ta presë rregullisht dy herë në vit.
Dëshira më e madhe e të moshuarit është që të zbulojë se si nisi të rritej briri, disa vite pasi një doktor i dha disa bimë për ta kuruar, por që në vend të zhdukej, briri nisi të rritej edhe më shpejtë.
Gjatësi e bririt në pjesën e qafës ka arritur deri në 15 centimetër, duke i shkaktuar enjtje dhe temperaturë, por duke e prerë fare shkurt, Li nuk ka efekte anësore.
Dyshohet se ky bri vjen prej keqformimeve dhe mungesës së vitaminave, por rasti i tij vijon të mbetet ende mister./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





