Transmetuar më 22-06-2014, 13:13

Ai vrapim i Luis Suarez drejt pankinës, përqafimi me një pjesëtar të stafit dhe gjesti i sulmuesit për publikun, duke drejtuar gishtin për të thënë se merita është e tij, 62 vjeçarit Walter Ferreira, fizioterapist.

Është pikërisht Ferreira i prekur nga kanceri, i cili udhëtoi drejt Brazilit për të kuruar Suarez, vetëm 21 ditë pas seancës së fundit të kimioterapisë.

Ferreira shtrëngoi fort dhëmbët në një moment delikat të jetës së tij për të mirën e kombëtares së Uruguajt dhe veçanërisht për të vënë në formë muskujt e Suarez, i njohur ndryshe si zemra e skuadrës.

Ferreira kishte bërë një pakt me Suarez. Ai që po bënte kimioterapi, i kishte thënë futbollistit pas problemeve të tij në këmbë që e detyruan të ecte me paterica, “Unë vij në Brazil, por ti do ecësh pa paterica”.

Dhe falë tij Suarez dhe pjesëtarët e tjerë të ekipit janë në gjendje të mirë. Luis Suares, siç kanë thënë ekspertët e futbollit, “Vlen i vetëm sa gjysma e skuadrës”./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit