Transmetuar më 22-06-2014, 11:11

Shpesh një përqafim i thjeshtë nga një mik mund të fshijë të gjithë lodhjen dhe stresin e ditës. Por dobitë e këtij gjesti sipas studimeve të fundit, nuk janë vetëm emocionale.

Prania e një hormoni të quajtur oksitocinë, është në gjendje që të përmirësojë edhe gjendjen tonë fizike. Trupi ynë prodhon nivel të lartë oksitocine kur ne na përqafon dikush dhe sipas ekspertëve, kjo substancë çon në rigjenerimin e dëmtimeve të muskujve. Për këtë arsye është e rëndësishme veçanërisht tek të moshuarit që të përkëdhelen dhe përqafohen, për shkak të humbjes së masës muskulore me kalimin e viteve.

Është ky zbulimi i një studimi amerikan të drejtuar nga Irina Conboy, e University of California (Berkeley, SHBA).

Niveli i oksitocinës është veçanërisht e lartë tek fëmijët dhe kjo bënë që të rritet me shpejtësi masa e tyre muskolore.

U vu re se oksitocina është e vetmja që ka efekte te trupi i njeriut me kalimin e viteve, duke ngadalësuar edhe procesin e plakjes./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit