Transmetuar më 22-06-2014, 10:26

Me ardhjen e stinës së nxehtë, një nga pjesët e trupit që pëson më shumë dëmtime është thembra, sidomos në një grup personash.

Por për të shpëtuar nga çarja e këmbëve dhe për ti pasur thembrat sa më të bukura dhe të lëmuara, sjellim dy variante natyrale.

Gjëja e parë që duhet të bëni është që ti fusni këmbët deri në kavilje në ujë të ngrohtë brenda të cilit hidhni sodë buke. Pas kësaj masazhojini mirë këmbët, veçanërisht pjesën e thembrave.

Një tjetër mënyrë është që të përzjeni katër lugë miell orizi me dy lugë mjaltë dhe uthull molle, shtoni edhe një lugë vaj ulliri. Futuni këmbët fillimisht në një enë me ujë të ngrohtë dhe më tej aplikojeni këtë masë në pjesën e thembrës. Aplikojeni në zonën problematike dhe përreth saj dhe mbajeni për 15 minuta deri sa të jetë tharë.

Në vijim shkërmoqeni në mënyrë që të zhduken zhapat e lëkurës dhe pjesa e thatë e saj. Para se të flini përdorni gjithmonë krem hidratues./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit