Transmetuar më 22-06-2014, 07:41

Për sytë ka një sërë këshillash bukurie dhe kura natyrale për dhimbjet e tyre, skuqjen dhe rrathët në pjesën e poshtme të tyre.
Për sy të skuqur dhe të fryrë ekziston një mënyrë fare natyrale për ti qetësuar. Mjafton të prisni dy copa patate të gjalla ose dy copa kastravec dhe ti vendosni mbi qepallat e syve për 15 minuta.
Ndërsa nëse doni të zhdukni rrathët e syve, këshillohet fiku. Mjafton që të vendosni gjysmë kokrre fiku mbi zonën e rrathëve për 20 minuta dhe më tej shpëlajini me ujë të bollshëm.
Në rast të irritimit të lëkurës, këto produkte mbajini më pak në pjesën e lëkurës./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





