Transmetuar më 21-06-2014, 20:51

Policia e Korçës ka ndaluar sot një të ri nga qyteti juglindor, pasi u kap dhe bllokua në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës sepse kërkohej për tentim vrasjeje në Greqi.

Burime zyrtare nga policia e Korçës i thanë agjencisë noa.al se i riu, 27 vjeç, banues në Korçë, ishte shpallur person në kërkim që prej datës 29 korrik 2011.

Kërkimi ndërkombëtar ishte urdhëruar për të dyshuarin pasi ai akuzohej për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë si dhe për armëmbajtje pa leje. /a.c/noa.al/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit