
Shqipëria, këtë të hënë 23 qershor 2014 parashihet të ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore te qëndrueshme. Për pasojë moti i kthjellet do te jene dominues ne pjesën me te madhe te vendit, përjashtuar zonat malore te cilat do te kenë vranësira te herëpashershme.
Shërbimi Metereologjik Shqiptar, MeteoAlb, bën të ditur për lexuesit e noa.al se edhe gjate pasdites zonat e ulëta dhe bregdetare do te karakterizohen nga moti i kthjellët.
Ndersa ne zonat malore do te shfaqen vranësira te cilat do te rrezikojnë shira te izoluar.
Situata termike nuk do te ndryshoje te hënën duke bërë që temperaturat e ajrit te qëndrojnë pothuajse konstante.
Era do te fryje e lehte ne tokë, por mesatare në det, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi perëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 2 ballë.
Europa – E hënë, 23 qershor 2014
Europa Veriore dhe ajo Lindore do të ndodhen ne kushtet e motit te paqëndrueshëm pasi vranësirat dhe shirat do te dominojnë keto rajone gjate gjithë ditës.
Shira te dendur do te ketë ne vendet nordike dhe Rusi ku problematike do te jene edhe stuhitë e forta te erës.
Gjithashtu e njëjta situatë meteorologjike do te karakterizoje vendet e Balltikut dhe zonën e Alpeve pasi vranesirat dhe shirat do te dominojnë këto vende.
Por ndryshe parashikohet situata meteorologjike per Evropën jugperëndimore, rajonin e Mesdheut dhe Gadishullin e Ballkanit, ku moti i kthjellet do të mbetet dominues. /a.c/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





