Transmetuar më 21-06-2014, 14:16

Nga kontrollet e territorit të ushtruara nga Komisariatet e Policisë Shkodër dhe Malësi e Madhe, janë identifikuar dhe asgjësuar sot gjashtë parcela me lëndë narkotike, raporton korrespondenti i noa.al.

Në vendin e quajtur Fshati Mazrrek, Komuna Gur i Zi, e rrethit Shkodër, janë gjetur dhe asgjësuar 5 parcela me 1100 rrënjë Canabis Sativa.

Në vendin e quajtur Fshati Grizhë, Komuna Gruemirë, e rrethit Shkodër, janë gjetur dhe asgjësuar 1 parcelë me 30 rrënjë Canabis Sativa.

Policia thotë se po punohet për identifikimin e personave që e kanë mbjelle këtë lëndë narkotike, pasi parcelat ku ishte kultivuar, janë pa pronar. /r.d/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit