Transmetuar më 21-06-2014, 12:18

Ekstradohet nga Italia i kërkuari per mashtrim Vidi Ocelli (foto), akuzohet se ka mashtruar qytetarë të ndryshëm shqiptarë, duke u marre 1000-3000 euro me pretendimin se do t’u siguronte viza pune për në Itali.

Lajmi bëhet sot i ditur nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana. Ata thanë për noa.al se është kryer ekstradimi nga Roma, Itali, drejt vendit tonë i shtetasit Vidi Ocelli, 46 vjeç, nga Devolli.

Gjykata e Rrethit Korçë, me vendimin datë 22.05.2013, e ka dënuar me 4 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit“, parashikuar nga neni 143/2, i Kodit Penal.

I ekstraduari Vidi Kocelli, në periudhën kohore nga viti 2007 deri në vitin 2008, ka mashtruar persona të ndryshëm, duke ju marrë shuma nga 1000-3000 Euro, me pretendimin se do t’u siguronte viza pune për në Itali. Pasi u merrte shumat e tilla, ai zhdukej duke humbur çdo lidhje me ta.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, në datën 04.02.2014, shtetasi Vidi Ocelli, u arrestua nga autoritetet policore Italiane, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Në aeroportin ”Nënë Tereza” në Rinas ky shtetas iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. /a.c/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit