Transmetuar më 21-06-2014, 12:48

Tomas Myler, gjermani djalë fshati që po mrekullon botën (Fotot)

Imagjinoni një nga ato merimangat që herë pas herë dalin nga vrimat e shtëpisë nëpër dysheme, zakonisht mbrëmjeve të verës. Ashtu si nëpër turbullirë, ecën sa më gjatë me këmbët e dobëta, duke u përpjekur që të të shmangë kur t’i përpiqesh që ta largosh.

Duke parë mënyrën se si ajo rrëshqet për të marrët “territoret” që ka si qëllim t’i kupton se kjo krijesë e tillë gjithmonë në kërkim është e vështirë për t’u “kapur”.

Tani imagjinoni veten, duke ndjekur finalen ku luan Bayern Munchen dhe përqendrojeni vëmendjen tek ai që mban në shpinë numrin 13.

Është aktiv, qëndron në të djathtë të fushës, vizaton saktë lëvizjet e tij dhe shënon gol. Është Tomas Muler, djaloshi nga fshati bavarez, fitues i Këpucës së Artë. Por duke u kthyer në kohë, atëherë kur Muler ishte ende një djalosh i vogël, ai as që do ta mendonte kurrë se një ditë, ai, çunaku që jetonte në fshatin e vogël bavarez mes varfërisë do të kapte majën e futbollit botëror.

Nga i vogël i madh

Pas një personazhi që mrekulloi botën me tripletën e shënuar ndaj Portugalisë, fshihet edhe njeriu i sakrificës dhe djaloshi, që u rrit dhe u arsimua në fshat.

Është pikërisht djaloshi, që u rrit mes kuajve, ambientit rural në Vailhaim të Oberbajernit, që falë aftësive dhe instinkteve të tij kaloi me sukses barrierat, duke u shndërruar në “idhullin” e… botës.

Pas fitores së “Këpucës së Artë” në 2010-ën, Myler planifikon të shkruajë historinë. Asnjë golashënues nuk ka mundur ta fitojë dy herë radhazi këtë çmim.

Gjithashtu, ai është në rrugë të mbarë për të thyer rekordin e golave të Ronaldos dhe Kloses në Botëror, si dhe pjesëmarrjeve të Mateusit (25 ndeshje). 24-vjeçari i Bajernit ka shënuar 8 gola në 7 ndeshje deri tani. “Bild” i ka përkushtuar një reportazh “Njeriut të ndeshjes” ndaj Portugalisë, duke i bërë biografinë e karrierës së tij nga fëmijëria, te Bajerni dhe Botërori 2014.

Martesë si në fshat që 20 vjeç. Duket i vogël në moshë, por Myleri ka një zemër të madhe.

Në një ambient fshati, ai u njoh dhe u dashurua me bashkëmoshataren e tij, Lizën. Euforinë dhe ndjenjat e moshës bënë që ai ta kurorëzonte lidhjen në martesë (2009) një vit pas përfundimit të maturës në moshën 20-vjeçare.

“Jam martuar i vogël, por kjo më ka bërë të formohem më herët si njeri dhe futbollist. Fëmijë? Akoma nuk ka ardhur koha biologjike”, deklaron me të qeshur Myler gjatë një interviste për “gala.de” së bashku me bashkëshorten e tij.

Në vitet e para të jetës së tij, në fshatin paqësor të “Pahl am Amerze” (afro 2500 banorë) nisi karrierën në futboll Tomasi i vogël. Kushëriri i tij Andreas (32 vjeç) tregonte një herë: “Ne e morëm thjesht me vete”.

Tomas Myler, gjermani djalë fshati që po mrekullon botën (Fotot)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit