


Një i ri në Greqi i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur, duke mos përballuar dot presionin e shtuar pas akuzave se kishte abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur.
35 vjeçari emigrant nga Shqipëria, u gjet i varur në qelinë e burgut të Kallamatës në Greqi, ku gjendej prej pak kohësh në pritje të procesit gjyqësor.
Policia tha se i riu i arrestuar këtë të martë, ishte vetëvarur me një çarçaf. Autoritetet pohuan se vetëflijimi vjen pak ditë pasi të hënën ai ishte planifikuar të dëshmonte në gjyq tek gjykata e Mesinias, mbi akuzat e marrëdhënieve seksuale të përsëritura, në formë incesti me vajzën e tij.
Si përfundoi në burg 35 vjeçari dhe çfarë ndodhi
Viktima i flijimit, ishte martuar në moshë fare të re. Ai ishte shtuar me një vajzë e cila sot është 15 vjeçe. 35 vjeçari kishte 10 vjet që jetonte në Greqi. Kurse vajza kishte ardhur prej rreth tre vjetësh duke iu bashkuar prindërve.
Prej disa kohësh, sipas fqinjëve, në banesën e tyre në Trikorfo Mesinias (Greqi), dëgjoheshin thirrje dhe klithma pësimi dhune. Kjo u përsërit të martën kur edhe u lajmërua policia. Kjo e fundit kreu arrestimin e 35 vjeçarit dhe mori në pyetje vajzën 15 vjeçare, nënën e saj si dhe të afërm të tyre dhe fqinjët.
Nga dëshmitë dhe marrja në pyetje, sipas fqinjëve, dhuna ishte kthyer në sundim frike në banesë duke detyruar ëmë e bijë të mbanin gojën mbyllur.
Nëna e 15 vjeçares dhe bashkëshorte e 35 vjeçarit, mohoi të kishte dijeni për abuzim seksual deri këtë të martë. E njëjta gjë u deklarua dhe nga të afërmit e tyre.
Të martën gjatë ditës, nëna është tmerruar kur ka parë skenën e abuzimit seksual të të bijës nga i shoqi dhe në gjendje të rënduar psikologjike të çastit, mori një kabull në shtëpi dhe u përpoq të vetëvarej, bëri të ditur policia në rajonin e Mesinias, raporton noa.al. mbërritja e policisë ishte thelbësore për të shmangur tragjedi.
Nga hetimet ka dalë se abuzimi seksual ka nisur në Shqipëri, kur vajza ishte ende pa mbushur 12 vjeç, kur i ati shkonte me pushime. Kjo ka vazhduar për afro tre vjet edhe kur vajza erdhi në Greqi. /n.s/a.c/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





