Transmetuar më 21-06-2014, 05:58

Brazili ka nisur me sukses Kupën e Botës 2014 që po organizohet në këtë vend, me një ceremoni vërtet fantastike.

Gjithashtu, luksi dhe komoditeti për të gjithë vizitorët gjatë zhvillimit të Botërorit është i grantuar.

Por protesta të shumta kanë përfshirë prej kohësh qytetet braziliane për shkak të shpenzimeve të mëdha që janë bërë për këtë organizim.

Brazili është një vend ku varfëria është tepër e madhe dhe diferencat midis klasave ekonomike janë shumë të thella.

Sipas protestuesve ato para nëse do të investoheshin drejtpërdrejt në ekonominë vendase, do të nxirrnin një pjesë të madhe të popullsisë nga varfëria ekstreme.

Pavarësisht se tashmë vendi amerikano-jugo është pushtuar nga turistët, brazilianët nuk kanë ndërmend të ndalojnë protestat anti-botëror.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit