Transmetuar më 20-06-2014, 23:22

Ajo ka një pasuri prej 50 milionë dollarësh, por jeton një jetë aspak luksoze.
Aktorja hollivudiane Keira Knightley thotë se i lejon vetës vetëm një shpenzim vjetor prej 50.000 dollarësh.
“Mendoj se të jetuarit e një stili të shtrenjtë jetese u pamundëson që të krijoni kontake me njerëz që nuk e kanë atë mënyrë jete”, – tha 29 vjeçarja për revistën “Glamour”.
“Disa nga momentet e mija më të mirë dhe më argëtuese ishin në vende jo shumë luksoze”, – shtoi ajo.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





