Transmetuar më 20-06-2014, 21:29

Mallakastër, 20 qershor 2014, NOA.al- Një 30 vjeçar ka tentuar t’i japë fund jetës gjatë ditës së sotme duke u vetëdjegur me benzinë.

Nga burimet e agjencisë Noa.al bëhet e ditur se 30 vjeçari është Kreshnik Meço, nga fshati Romës i Mallakastrës. Fillimisht ai është dërguar në spitalin e qytetit të Fierit për të marrë ndihmën e parë.

Duke qenë se gjendja e tij është rënduar, bluzat e bardha të Fierit e kanë dërguar 30 vjeçarin për në Tiranë, ku edhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Deri në këto momente nuk dihen shkaqet që kanë çuar Kreshnik Meçon drejt një akti të tillë vetëflijimi. Policia është duke hetuar mbi ngjarjen. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit