Transmetuar më 20-06-2014, 20:42

Shkodër, 20 qershor 2014, NOA.al- Policia e Shkodrës ka bërë të mundur identifikimin dhe asgjësimin e 15 parcelave të mbjella me bimë narkotike të llojit kanabis sativa në Shkodër dhe Malësi të Madhe. Gjithsej janë identifikuar dhe asgjësuar 2148 rrënjë Canabis Sativa

Kjo polici njofton se në vendin e quajtur Fshati Pentar, Komuna Dajc, e rrethit Shkodër, janë gjetur dhe asgjësuar 130 rrënjë Canabis Sativa, ndërsa në vendin e quajtur Fshati Meshkall, Komuna Gur i Zi, e rrethit Shkodër janë gjetur dhe asgjësuar 558 rrënjë Canabis Sativa.

Sipas raportit të policisë së Shkodrës në vendin e quajtur Fshati Shurrllah, Komuna Gur i Zi, e rrethit Shkodër janë gjetur dhe asgjësuar 640 rrënjë Canabis Sativa.

Bëhet e ditur se në Ishulli i Shurrllahut”, Komuna Gur i Zi, e rrethit Shkodër janë gjetur dhe asgjësuar 600 rrënjë Canabis Sativa dhe në Fshatin Xhaj, në vendin e quajtur “Bjeshkët e Xhait” Komuna Shkrel, e rrethit Malësi e Madhe, janë gjetur dhe asgjësuar 120 rrënjë Canabis Sativa

Po punohet për identifikimin e personave që e kanë mbjellë këtë lëndë narkotike, pasi parcelat ku ishte kultivuar lënda narkotike, janë pa pronar./a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit