Transmetuar më 20-06-2014, 20:14

Tiranë, 20 qershor 2014, NOA.al- Gjykata e Tiranës ka pezulluar ditën e sotme nga detyre, kreun e Autoritetit të Medias Audiovizive, Endira Bushatin. Akuza që rëndon mbi të është shpërdorimi i detyrës.
Organi i akuzës është shprehur se Bushati qëndron në pozicionin e drejtorit të AMA pa pasur mandatin e nevojshëm, i cili i ka përfunduar prej kohësh dhe nuk ka marrë masa për të luftuar piraterinë televizive.
Më 6 maj, kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka miratuar nisjen e procedurave për zgjedhjen e kryetarit të ri të AMA-s, bazuar në një memo të detajuar nga Shërbimi Monitorimit të Insititucioneve të Pavaruara./a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





