Transmetuar më 20-06-2014, 19:26

25 vjeçarja me origjinë nga Australia, Penny Brown më në fund ka bërë realitet ëndrrën e saj për të cilën kishte pritur kaq gjatë.

Ajo i është nënshtruar një serie operacionesh kirurgjikale për tu bërë ekzaktësisht si Jessica Rabbit. Që kur ishte e vogël, ishte fiksuar me këtë personazh dhe ëndërronte që një ditë të mund të bëhej si ajo.

Në këtë mënyrë ka vendosur të kërkojë ndihmën e kirurgjisë estetike për t’i ngjarë sa më shumë të ishte e mundur asaj dhe tani, pas shumë bisturive në trup, ajo duket me të vërtetë joshëse dhe seksi.

25 vjeçarja tashmë jeton në një ishull të vogël në Japoni, të gjithë e njohin në zonën e saj, por kur shkon me pushime apo në qytetet të tjera, njerëzit ndalen dhe e shikojnë me kuriozitet. Ata i kërkojnë autografe dhe shpesh edhe foto./a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit