
Ky është horoskopi për ditën e shtunë, 21 qershor 2014 që Noa.al sjell për ju. Ndërhyrja e planetëve të tjerë tek ju do t’ju mundësojë krijimin e shumë problemeve dhe ngacmimeve. Është koha që të takoni miq të rinj, të flirtoni, të bëni blerje dhe të shkoni në udhëtime. Sa u takon keqkuptimeve, nuk do të sjellin asnjë rezultat për ju.
Dashi
Orët e mëngjesit do të sjelli shumë konfuzion dhe nuk do të jenë aspak të frytshme për ju. Mundohuni të zbuloni talentet tuaja dhe aplikojini ato gjatë mbrëmjes. Në pjesën e dytë të ditës do të vini re se gjërat do të ndryshojnë për mirë.
Demi
Ambienti do të ndikojë në mënyrë të madhe tek ju gjatë kësaj dite, edhe pse ju nuk do ta vini re lehtësisht. Gjatë pjesës së parë të ditës mund të bëheni pengje të humorit dhe nevojave të të tjerëve. Pjesa e dytë e ditës do të ndryshojë tërësisht duke sjellë atmosferë misterioze dhe aventureske.
Binjakët
Duhet të shfrytëzoni orët e mëngjesit për të plotësuar nevojat tuaja thelbësore. Mbani parasysh çështjet e shëndetit. Mbase ka ardhur kohë që të reduktoni volumin e punës. Gjatë orëve të vona të mbrëmjes, mendimi i të tjerëve dhe përkushtimi i tyre ndaj jush do të kenë rëndësi dhe do t’ju ndryshojnë humorin.
Gaforrja
Yjet sot këshillojnë që të qëndroni të qetë dhe të krijoni kushtet e duhura për veten tuaj në mënyrë që të keni humor të qëndrueshëm. Është më mirë që t’i merrni gjërat shtruar tani. Pjesa e dytë e ditës premton eksperienca të reja dhe probleme.
Luani
Gjatë mbrëmjes së kësaj dite mund të përjetoni ndryshime të papritura në jetën private. Pritet një takim romantik apo diçka tejet emocionuese. Përpara se të siguroheni se keni ndjenja të forta për dikë, mundohuni të mësoni rreth interesave dhe ndjenjave të tyre. kujdes nga interesat e tyre të pandershme.
Virgjëresha
Shanset për të shtuar dozat e dyshimit dhe tundimit do të jenë të mëdha në mbrëmje. Dëshirat tuaja mbi gjërat do të ndryshojnë papritur dhe kjo nuk ka për t’i pëlqyer aspak disa familjarëve tuaj. Përpiquni të shmangni gjithçka që ju konfuzon dhe nuk ju lë të mendoni në mënyrë të qartë.
Peshorja
Jeta juaj do të ndryshojë për mirë duke pasur më shumë vente gjatë mbrëmjes. Shumë prej jush do të kenë instinktet dhe inteligjencën në plan të parë. preferohet të bëni ndonjë udhëtim të këndshëm ose diçka që ju emocionon. Planifikojeni vetë.
Akrepi
Gjatë orëve të mëngjesit këshillohet të kujdeseni për punët tuaja personale. Askush nuk do të ndërhyjë në jetën tuaj dhe nuk do t’ju bezdisë. Në pjesën e dytë të ditës do të vini re se disa persona pranë jush kanë nevojë për ndihmë urgjente. Nuk është koha e duhur për transaksione financiare dhe shpenzime marramendëse.
Shigjetari
Vullneti dhe vendosmëria nuk do të jenë pikat tuaja të forta sot. Naiviteti, idealizmi dhe pandërgjegjshmëria do t’ju ndalojnë të merrni vendimet e duhura dhe të mendoni gjatë për ato që do të kryeni. Do të ndiheni romantikë në zemër, por problemet qe do të hasni nuk do t’ju lejojnë t’i shijoni këto momente.
Bricjapi
Sa më shumë të afrohet mbrëmja, aq më shuam do t’ju venitet mendimi mbi qartësinë e gjërave. Disa gjëra do t’ju kthejnë në të shkuarën e largët. Mund të ndiheni të lënë pas dore nga partneri dhe dot keni shumë pasiguri në lidhje me marrëdhënien tuaj.
Ujori
E ardhmja do të jetë shumë frytdhënëse për ju, pavarësisht se po tregoheni pesimist. Mund të jeni duke besuar shumë tek një person ose duke bërë një gabim në lidhje me diçka. Dikush do të fitojë besimin tuaj dhe më pas ka për t’ju falënderuar me mirësi.
Peshqit
Kjo nuk është dita kur ju duhet t’i besoni intuitës suaj. Në mbrëmje pozita juaj do të ndryshojë pasi do të përfshiheni nga dyshimet ose ëndërrimet. Mund të gaboheni rreth vetes suaj në situata specifike. Do ta keni të vështirë të vrisni dy zogj me një gur./a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





