Transmetuar më 20-06-2014, 16:55

Vajza e vogël 13 vjeçare e Will Smith, Willow dhe vëllai i saj, me sa duket nuk kanë aspak frikë nga zvarranikët, por për më tepër i mbajnë ata në dhomat e tyre të gjumit.

Willow Smith fle me gjarpërinjtë dhe kjo nuk është një fjali e cila duhet të ketë një nënkuptim, por është e vërteta. Ajo mban gjarpërinj në dhomë. Disa prej tyre flenë në një shtrat me të dhe me të vëllanë Jaden.

Ai që e ka rrëfyer dhe konfirmuar lajmin ka qenë një anonim, i cili është intervistuar nga gazeta e famshme britanike Daily Mail.

“Willow ka të paktën 10 gjarpërinj në dhomë dhe shumë prej tyre nuk janë të mbyllur nëpër kafaze. Edhe vëllai i saj, Jaden çmendet pas këtyre kafshëve dhe i mban në shtrat bashkë me të kur fle, duke i quajtur herë pas here “vogëlushet e mia””, ka thënë burimi.

Dikur edhe vetë Will Smith ka pranuar se kishte në shtëpi një boa, por deri më tani askush nuk e dinte se numri i tyre ishte rritur kaq shumë./a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit