Transmetuar më 20-06-2014, 16:46

Shanset e Anglisë për të qëndruar në Botëror ndodhen në duart e Italisë. Pas humbjes kundër Uruguajit, skuadra e Roy Hodgson pret një favor nga azurrët e Cesare Prandellit, të cilët duhet të fitojnë me Kosta Rikën për të mbajtur në lojë Tre Luanët.

Edhe barazimi në takimin e sotëm do të ishte tërësisht i padobishëm për anglezët, sepse eliminimi do të ishte një fakt i kryer pa pritur ndeshjen e fundit të grupit.

Në këtë situatë, Mario Balotelli shfaqet në skenë për të përfituar sadopak dhe nuk kërkon shumë, por thjesht një puthje në faqe.

Sulmuesi i italianëve ka shkruar në faqen e tij në Twitter, se nëse ai bëhet shpëtimtari i Anglisë, duke e ndëshkuar Kosta Rikën me gola, kërkon një puthje jo dosido, por një puthje mbretërore, dhe konkretisht nga mbretëresha Elizabet.

Një dëshirë dhe sfidë shumë e veçantë për Super Marion, por duket tepër e vështirë për t’u bërë realitet, duke njohur karakterin e ftohtë të monarkes së Britanisë.

Gjithsesi edhe nëse Italia arrin ta mposhtë Kosta Rikën, anglezët më pas duhet të fitojnë ndaj të njëjtit kundërshtar me diferencë të thellë golash.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit