
Tiranë, 20 qershor 2014, NOA.al- Presidenti Bujar Nishani fton krerët e grupeve parlamentare në këshillime për përcaktimin e kritereve konkrete për emërimin e dy anëtarëve të Gjykatës së Lartë.
Siç njoftohet nga Presidenca, Kreu i Shtetit në zbatim të detyrimit kushtetues, ditën e martë, më datë 24 qershor 2014, do të organizojë takime këshillimore me krerët e grupeve parlamentare për emërimin e dy anëtarëve të Gjykatës së Lartë si rrjedhojë e dy vendeve të krijuara nga shtimi i numrit të gjyqtarëve me miratimin e ligjit 151/2013.
Me qëllimin për të siguruar një përbërje cilësore të Gjykatës së Lartë, si dhe për të caktuar kritere konkrete, bazuar në listën e kandidatëve, konsultimet do të zhvillohen me krerët e grupeve parlamentare të Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim, Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet si dhe Partisë Republikane./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





