Transmetuar më 20-06-2014, 12:04

Krujë, 20 qershor 2014, NOA.al- Efektivët e policisë së Krujës kanë vënë në pranga tre persona, të dyshuar si autorë të vjedhjes në një nga qendrat shendetësore të qytetit të Krujës.

Të ndaluarit janë 17 vjeçari E.A., 19 vjeçari Denic Loci dhe 36 vjeçari Rigers Kullaj, që të tre nga Kruja të cilët u vunë në pranga pak orë pas ngjarjes.

Të sipërpërmendurit dyshohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin natën e 18 qershorit duke u gdhirë 19 qershor, kanë vjedhur Qendrën Shëndetësore në lagjen Nr.2 Krujë,

Gjatë vjedhjes ata kanë marrë tre kompiutera, tre pajisje qendrore, një printer, dy bateri kompjuteri, të cilat u gjetën në banesën e Rigers Kullaj dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit