Transmetuar më 20-06-2014, 11:08

Tiranë, 20 qershor 2014, NOA.al- Partia Demokratike akuzoi Kryeministrin Edi Rama, se të akuzuarin për vjedhje, e ka emëruar përgjegjës tek tatimet.

Zëdhënësja e demokratëve Laura Vorpsi tha se, “Në Krujë, sot ai ka seancën e radhës ku gjykohet për vjedhje. Në Tiranë, me Edi Ramën është bërë përgjegjës i verifikimit në terren, për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Kryeministri i ka dërguar kështu një sinjal të qartë gjykatës së Krujës, duke i kërkuar që ta shpallë të pafajshëm të pandehurin Klodian Durmishi. Duke i besuar verifikimin në terren për Tiranën, Edi Rama i ka bërë dukshëm presion Gjykatës së Krujës duke i treguar vendimin që duhet të marrë”.

Ajo shtoi se prej muajsh, në Gjykatën e Krujës zhvillohet gjyqi ndaj të pandehurit Klodian Durmishi, i akuzuar nga prokuroria për vjedhje të kryer me shpërdorim detyre.

Vorpsi deklaroi se pak kohë më parë, edhe pse nuk merr dot një vërtetim gjyqësor që nuk ka ndjekje ndaj tij, Durmishi ka arritur të rilindë e të bëjë karrierë në sistemin tatimor të Edi Ramës, duke shtuar se ky është morali qeveritar dhe ky është modeli i Edi Ramës për administratën./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit