Transmetuar më 20-06-2014, 10:14

Shtatzënia shënon një ndryshim të vërtetë për femrën. Trupi transformohet, të tjerët iu shikojnë ndryshe dhe ti je e vetëdishme për faktin që do të bëhesh nënë. Por gjëja që nuk duhet lejuar që të ndodhë është që të lihet vetja pas dore gjatë nëntë muajve të shtatzënisë.

Kujdesu për trupin tënd– Trupi yt po ndryshon, ndaj duhet të mësohesh ta njohësh dhe të kujdesesh me të. Masazhojeni me vajra aromatikë dhe bëni banjo relaksuese. Ekzistojnë trajtime të posaçme për trupin gjatë shtatzënisë.

Vazhdo të jesh një grua aktive– Shtatzënia nuk është sëmundje, ndaj aktiviteti është themelor në këtë periudhë. Ndihmon për të ruajtur formën trupore dhe mendore, kështu që nuk duhet shmangur as aktiviteti fizik.

Lyeu– Të jesh shtatzënë nuk do të thotë domosdoshmërisht të heqësh dorë nga tualeti. Madje në këtë periudhë lëkura merr tjetër shkëlqim, kështu që nën make up tiparet kornizohen më mirë.

Vlerëso format e tua– Rrumbullaksia është sinonim i feminitetit. Kështu që vlerësoni trupin tuaj dhe format e rrumbullakta që ndoshta nuk i keni pasur më parë.

Përshtatni garderobën tuaj– Garderoba gjatë kësaj periudhe nuk është sinonim i bluzave të gjata dhe veshjeve të lirshme. Gjithnjë e më shumë stilistët po dizenjojnë fustane të shkurtër, pantallona të përshtatshme dhe gjithë ngjyra.

Mbroni lëkurën– Dihet që shtatzënia te pjesa më e madhe e femrave shfaq njolla. Merrni masa paraprake dhe përdorni krem ushqyes në mënyrë që të minimizoni shfaqjen e njollave.

Tregoni kujdes për linjat– Për të ruajtur feminitetin nuk këshillohet që të merren shumë kilogramë gjatë shtatzënisë. Këshilla ideale është që të ndiqni një regjim ushqimor më të pasur me fruta dhe perime.

Mos harroni partnerin– Personi i parë që vlerëson feminitetin tuaj është partneri. Mos e harroni ekzistencën e tij duke u fokusuar vetëm te barku që rritet. Duhet të vijosh të mbetesh e dëshiruar, romantike dhe pasionante, me një fjalë të vetme, femër./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit