


Joga është një nga aktivitetet që dhuron paqe dhe qetësi. Këngëtarja Kelly Rowland dukej tejet e relaksuar teksa bënte joga e veshur në mënyrë sportive, ku kishte nxjerrë barkun e fryrë të shtatzënisë.
33 vjeçarja ish- pjesëtare e grupit Destiny’s Child duket sikur lutej teksa ishte përhumbur në meditim.
Kelly u martua rreth një muaj më parë me menaxherin e saj Tim Witherspoon, ndërsa vetëm para dhjetë ditësh deklaroi se ishte shtatzënë.
Ajo postoi një palë atlete të vogla në profilin e saj në Instagram dhe bashkëngjitur atleteve të Tim ku shkroi, “Unë do të bëhem i mrekullueshëm si babi im”.
Kelly dhe Tim janë lidhur bashkë qysh prej vitit 2011, ndërsa u martuan një muaj më parë në Kosta Rika, në një ceremoni intime ku ishin të pranishëm fare pak njerëz./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





