

Gjatë verës, shtrirja në diell nuk është vetëm një mënyrë për tu relaksuar, por shpesh bëhet një varësi, për shkak të dëshirës për tu dukur në formë të shkëlqyer dhe me ngjyrë lëkure për tu pasur zili.
Ekspozimi në diell është si një drogë, për shkak të çlirimit të hormonit të kënaqësisë, endorfinës, duke krijuar varësi ndaj rrezeve UV.
Është ky rezultati i një studimi amerikan të Massachusetts General Hospital në bashkëpunim me Harvard Medical School në Boston, i publikuar në revistën “Cell”.
Rezultatet e këtij studimi mund të shpjegojnë se pse disa njerëz kanë dëshirën për të qëndruar gjatë në diell.
Studiuesit ekspozuan një grup minjsh për tre javë në diell dhe vunë re se qysh në javën e parë trupi i minjve nisi të prodhojë endorfinë, substancë analoge me morfinën që lehtëson dhimbjen dhe shtojnë kënaqësinë.
Sipas ekspertëve endorfina është e lidhur ngushtësisht me varësinë. Ndër të tjera ekspertët vunë re se kur për disa javë nuk i nxorrën minjtë në diell, tek ata u shfaqën kriza su të varësisë nga droga./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





