
Me miliona persona e vunë re trishtimin e Geoffrey Die në momentin e ekzekutimit të himnit të Bregut të Fildishtë, por pas atyre lotëve nuk qëndronte emocioni që përçon pjesëmarrja në Botëror, por një tragjedi familjare.
Vetëm dy orë përpara sfidës, 29-vjeçari kishte humbur babain e tij, i cili ishte ndarë nga jeta në mënyrë të papritur.
Lajmi megjithatë nuk e ndaloi Die të zbriste në fushë dhe të jepte maksimumin për vendin e tij i bindur se këtë do kishte dashur dhe babai i tij.
Lojtarët e Bregut të Fildishtë përpara fillimit të sfidës u mblodhën të gjithë rreth Die duke shprehur mbështetjen e tyre për shokun e skuadrës.
Megjithatë afrikanët nuk arritën të fitonin dot ndeshjen me Kolumbinë, por në takimin e fundit me Greqinë, të gjithë kanë premtuar se në rast fitoreje do t’ja dedikojnë atë Goffrey dhe babait të tij të ndjerë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





