
Berat, 19 qershor 2014, NOA.al- Një 38 vjeçar nga Berati i ka dhënë fund jetës pas humbjes së një shume të konsiderueshme parash në një bast sportiv.
Edmond Kukunja i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar me fostoksinë në orët e pasdites së sotme, ndërsa nga dëshmitë e familjarëve dyshohet se ky veprim është bërë në kushte të rënda depresive.
Nga të dhënat paraprake siç raporton Noa.al, mësohet se Kukunja kishte vënë një shumë të madhe parash në bast pro ekipit të Spanjës, i cili humbi i mposhtur nga Kili në rezultatin 2-0.
Lidhur me këtë rast vijojnë hetimet e policisë për të zbuluar shkaqet e plota të vetëflijimit dhe shumën e parave të humbura./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





