
Tiranë, 19 qershor 2014, NOA.al- Një person ndodhet në gjendje të rëndë si pasojë e një aksidenti të ndodhur në rrugën “Jordan Misja” në kryeqytet.
Një makinë tip “Fiat Punto” me targa AA 429 JM, është përplasur me një shtyllë mbrëmjen e sotme, duke bërë që si pasojë e aksidentit një 17 vjeçar i identifikuar si Arbër B., të ndodhet në gjendje të rëndë.
I riu ka qenë duke ecur pranë vendit ku u përplas makina, kur u aksidentua nga automjeti i cili drejtohej nga një femër. Drejtuesja e mjetit ka shkuar në spital për tu interesuar për gjendjen e 17 vjeçarit, i cili ndodhet në gjendje kritike.
Nga ana e policisë u bë arrestimi i drejtueses së mjetit Elona Lulo 23 vjeç, ndërsa vijon puna për sqarimin e detajeve të ngjarjes, pasi efektivët e policisë ndodhen në vendin e aksidentit./k.k/a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





