Transmetuar më 19-06-2014, 20:12

Organizëm dhe trup më i pastër nga smogu falë konsumit të brokolit. Është pikërisht ky elementi ushqimor që pastron organizmin nga elementët e rëndë në ajër.

Një studim i Johns Hopkins Bloomberg School of Public Health në Baltimora të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka zbuluar këto veti të brokolit.

Studimi u zhvillua mbi 300 banorë në një prej zonave më të ndotura të Kinës, në provincën e Jiangsu.

Nga analizat e bëra për dymbëdhjetë javë me radhë u zbulua se pirja e përditshme e një filxhani lëng me në bazë brokolin, garanton pastrimin e prganizmit në masën 23%.

Kjo pasi brokoli përmban disa elementë të cilët parandalojnë tumorin. Gjithashtu vetitë e brokolit janë pothuajse të njëjta edhe nëse konsumohet i gjithi dhe jo si lëng./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit