Transmetuar më 19-06-2014, 19:18

Lauren Oliver, 25 vjeç nuk e kishte menduar kurrë që pas asaj ngjarje të shëmtuar kur u godit me thikë në stomak, mund të çonte deri në fund shtatzëninë.

Por Oliver arriti që të çojë deri në fund shtatzëninë pavarësisht plagës së marrë, duke sjellë në jetë vajzën e saj Harper.

Një javë më parë kur Lauren ndodhej në banesën e saj në Scunthorpe të Anglisë, u qëllua me thikë në bark gjatë një grabitje në banesë.

Fatmirësisht policia arriti që të arrestojë kriminelin, Nicholas James, 28 vjeç, i cili akuzohet për tentativë vrasje.

Pas plagosjes e reja u shtrua në spital ku pak ditë më vonë lindi vajzën. “Ajo është mrekullia ime, gëzon shëndet të plotë. Ka lindur luftëtare. Jam e lumtur që nuk pati pasoja, për një moment mendova se nuk do të mbijetoja as unë dhe as e vogla. Është një mrekulli”, tha Lauren./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit