
Tiranë, NOA.al- Sipas MeteoAlb, nesër që në orët e para të mëngjesit vranësirat dhe shirat e dobët do të jenë të pranishme në të gjithë territorin e vendit, por duke ju afruar orëve të mesditës do të ketë përmirësim të motit duke bërë që të shfaqen intervale me kthjellime.
Në pjesën e dytë të ditës zonat malore verilindore dhe juglindore do të dominohen nga vranësira dhe shira në pjesën tjetër nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të herë pas hershme.
Për sa i përket situatës termike, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në vlerat maksimale të ditës.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi jugor dhe Jugperëndimor, kjo do të bëjë që dallgëzimi në det të jetë 1 apo 2 ballë.
Europa
Vendet e Europës juglindore si edhe pellgu i Mesdheut do të jenë nën ndikimin e vranësirave dhe shirave të dendur, si pasojë e zhvillimit të një qendre me presion të ulët atmosferik mbi këto rajone. E njëjta situatë e paqëndrueshme e motit parashikohet për rajonin e Balltikut, zonën e Alpeve dhe Europën veriore ku shirat do të jenë rrebeshe afat-shkurtër
Ndërsa, Europa jugperëndimore, qendore si edhe ishujt britanike do të karakterizohen nga moti i kthjellët./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





