
Michael Shcumacher ka dalë nga koma, ky është një lajm i mrië, madje shumë i mirë. Por ish-piloti i Ferrari dhe shtatë herë kampion i Formula 1, nuk mund të ketë kurrë një jetë normale.
Janë këto fjalët e specialistit të neurologjisë në Zvicër, Erich Riederer.
Mjeku beson se Schumacher ka pësuar dëmtime të përhershme në tru, duke e përjashtuar mundësinë për një rekuperim të plotë.
“Do të mbetet invalid për gjithë jetën, megjithëse po bëhet përpjekja maksimale për ta shëruar plotësisht, shanset janë të pakta”, tha Rieder.
Nga njësia e kujdesit intensiv të Spitalit Universitar të Grenobles, Schumacheer tashmë është transferuar në një klinikë në Lozanë e specializuar në faza rehabilitimi.
Thuhet se nga qëndrimi i gjatë në shtrat ai ka humbur më shumë se 20 kg dhe tashmë pesha e tij aktuale është 55 kilogramë./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





