Transmetuar më 19-06-2014, 15:16

Që Kameruni ka probleme të mëdha organizimi kjo duket qartë. Disfata 4-0 ndaj Kroacisë është pasqyra më e qartë, që dhoma e zhveshjes është në kaos total.

Pak ditë më parë lojtarët refuzuan të fluturonin drejt Brazilit për shkak të disa pagesave të prapambetura.

Një gjest i pakuptueshëm për ata që e dashurojnë këtë sport, sepse Kupa e Botës është një eveniment ku shumë lojtarë do të paguanin nga xhepi i tyre thjesht për të qenë të pranishëm.

Gjithsesi, absurdi nuk merr fund këtu, sepse në përballjen e zhvilluar në Manaus kundër Kroacisë, mbrojtësi Benoit Assou-Ekotto humbi logjikën, duke goditur me kokë shokun e skuadrës Ben Moukandjo.

Ngjarja ndodhi në fundin e takimit ku u duk qartë nervozizmi i mbrojtësit të Queens Park Rangers.

Incidenti nuk u vu re nga arbitri kryesor dhe asistentët e tij, por në përfundim të 90 minutëshit ishte Samuel Eto’o ai që u mundua të qetësonte shokun e skuadrës, i cili iu drejtua dhomave të zhveshjes dukshëm i nervozuar.

Humbja me Kroacinë 4-0, e sposton Kamerunin në listën e skuadrave që kanë prerë biletën për t’u kthyer në shtëpi, për më tepër me një paraqitje turpëruese për skuadrën afrikane, që ka treguar përherë se është një ekip i vështirë për t’u mposhtur në evenimente të tilla.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit