Transmetuar më 19-06-2014, 13:09

Dihet se kur një femër është shtatzënë, jo të gjitha ushqimet janë të këshillueshme për tu konsumuar. Shpesh disa prej tyre ju shkaktojnë të vjella apo efekte të tjera, mirëpo ekziston në listë e tërë me ushqime, e cila këshillohet të mos konsumohet gjatë shtatzënisë. Ja cilat janë ato.

Mishi pak i pjekur– Ai përmban dhe transporton tek nëna shtatzënë bakterin toxoplasmosi dhe salmonelën.

Salsiçet– Janë të rrezikshme për shkak të shkallës dhe formës së tyre të pjekjes.

Peshku i pjekur pak- Është mbartës i Esherikes Coli. Bëni mirë të shmangni edhe tonin e peshkut, peshkun krudo apo lloje të tjera të produkteve të detit, të pa pjekura siç duhet.

Djathi i butë dhe qumështi i papërpunuar– Nëse këto produkte nuk mbahen në ambiente të kontrolluara dhe të konservuara siç duhet, bëhen shkaktare të viruseve dhe mykozave.

Vezët e rrahura– Gjendja juaj nuk jua lejon konsumin e produkteve të pa kaluara një herë në zjarr dhe kjo për shkak se ato mund të bëhen mbartëse të infeksioneve, duke qenë se organizmi juaj ka humbur imunitetin.

Pijet alkoolike– Nuk po themi se duhet të shmangni edhe përdorimin e një gote vere në darkë, por kujdes me sasitë e mëdha dhe teprimin.

Kafe dhe pije me bazë kafeine– Moderoni përdorimin e tyre për shkak se mjekët nuk këshillojnë përdorimin e më shumë se dy filxhanëve kafe në ditë. Bëni kujdes dhe me pijet me gaz e ato energjike, të cilat mund të nxisin prodhimin e mineraleve në organizëm, e cila nuk është pozitive as për nënën e as për fëmijën./a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit