
Tiranë, 19 qershor 2014, NOA.al- Në një deklaratë për mediat, gjatë pushimit të seancës parlamentare, ish-kryeministri Berisha theksoi se shqiptarët duhet të dinë të vërtetën rreth sjelljes së kryeministrit Edi Rama.
“Unë jam këtu për tu zotuar para shqiptarëve se asgjë në botë nuk do mund të më pengojë mua të them të vërtetat publike që janë të rëndësishme. Është shumë e rëndësishme që shqiptarët të dinë që në një darkë për nder të Tedi Papavramit, kryeministri ka agresuar në mënyrën më të çmendur gazetarin Adi Krasta”, tha Berisha.
Ai shtoi se kryeministri i është kthyer më pas dy zonjave, Ministres Kumbaro dhe këshilltares së saj, bashkëshortes së Adi Krastës me fjalët më të ulëta. “Këta zotërinj preken pse bëhen publike këto. Duhet të mbahen sekret, pavarësisht se këto ndodhën në prani të 22 vetëve”, deklaroi më tej deputeti Berisha./a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





