Transmetuar më 19-06-2014, 11:55

Gjithmonë është thënë se buka e bardhë nuk është e shëndetshme dhe se duhet konsumuar buka integrale. Tani, në bazë të studimit të fundit, është vërtetuar se buka e bardhë në fakt do të mund të shihet si opsion i shëndetshëm.

Shkencëtarët dolën në përfundim se buka në masë të madhe shton numrin e mikrobeve të “mira” në lukth, që largon sëmundjet dhe ndikon për një shëndet më të mirë. Ky studim do të mund ta kthejë popullaritetin e bukës së bardhë.

Studimi i bërë në Spanjë ka vëzhguar bakteret në zorrët e njeriut, si dhe rolin e tyre te njerëzit e shëndetshëm. Dihet se kur një sasi e disa baktereve të caktuara zvogëlohet, atëherë jemi më të ekspozuar ndaj sëmundjeve.

Njëra nga mënyrat më efektive, që të ruhet ekuilibri i mirë i mikrobeve, është të ushqehemi në mënyrë cilësore. Shkencëtarët kishin anketuar 38 persona të shëndetshëm, rreth shprehive në të ushqyer. Analiza e tyre ka treguar se konsumimi i drithërave të rafinuara, si ato në bukën e bardhë, mund ta shtojnë sasinë e baktereve të ‘mira’.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit