Transmetuar më 19-06-2014, 08:28

Lamtumirë Miss Bum Bum… Keqardhje dhe mërzitje për shumë tifozë të çdo kombëtareje në Brazil 2014, që shpresonin të takoheshin me Andresa Urach, ish-e dashura e mundshme e Kristiano Ronaldos.

“Showgirl”-i brazilian është dëbuar nga stërvitja e Portugalisë në Kampinas, ku punonte për llogari të televizionit “Rede TV”.

Andresa, që e kishte pritur kombëtaren portugeze gjatë mbërritjes së saj në Brazil me një veshje provokuese, është dëbuar nga shërbimi i sigurisë dhe i është hequr akreditimi i dhënë nga Federata Portugeze e Futbollit.

Tashmë Miss Bum Bum duhet të gjejë një kombëtare tjetër me të cilën duhet të merret.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit