Transmetuar më 19-06-2014, 08:31

Fitorja ishte i vetmi rezultat që kërkohej nga Kroacia dhe Kameruni në ndeshjen e dytë të grupit A. Në fund atë e mori Kroacia, e cfarë fitoreje, me rezultat të thellë 4-0 duke dominuar një ndeshje, të cilën Kameruni e humbi ende pa u ngrohur.

Ballkanasit zhvilluan takimin perfekt ndaj kombëtares afrikane, që ishte tërësisht e paorganizuar, aq sa kroatëve nuk ju desh shumë kohë për të shënuar golin e parë, me Ivicia Olic që në të 11-tën dërgoi topin pas shpatullave të Charles Itandje duke u bërë dhe lojtari më i vjetër në historinë e Kroacisë që arrin të realizojë në një Botëror.

Goli çliroi plotësisht kroatët që e kishin tashmë në dorë ndeshjen, ndërsa Kamerunasit nuk kontrollonin dot as nervat e tyre, me Song që në të 40-tën goditi në luftë pa top Mandzukic duke u ndëshkuar me të kuq. Kameruni që nuk u pa në fushë me 11 vetë, në momentin që mbeti në inferioritet numerik u zhduk fare.

Në të 47-tën, një largim i topit nga Itandje shërbeu si asist për Perisic, që vrapoi rreth 50 metra për të festuar golin e 2-0. Në të 61-tën, finalizoi dhe Mario Mandzukic që coi shifrat 3-0. Gjithsesi sulmuesi Bajernit nuk e kishte mbyllur llogarinë personale, pasi në të 73-tën realizoi dhe të katërtin.

Me këtë fitore, kroatët do të luajnë gjithçka për gjithçka me Meksikën në ndeshjen e fundit, ndërsa Kameruni është i eliminuar dhe në ndeshjen e fundit do të luajë me Brazilin, që duket parë paraqitjet e afrikanëve dhe problemet e tyre në dhomat e zhveshjes, nuk mendohet se do ta ketë shumë të vështirë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit